Shtëllunga tymi të zi që mbulojnë qiellin e tij; era e naftës që digjet ka pushtuar qytetet; në Ngushticën e Hormuzit anije cisternë përfshihen nga flakët ndërsa dronët luftarake janë ngado: Dhuna po përhapet si një sëmundje infective: Operacioni i SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, “Furia Epike” hyri në javën e tretë, dhe pasojat e tij, tashmë janë globale. Udhëheqja e Iranit sot është pa kokë; qendrat e kontrollit janë në kaos, dhe programi bërthamor i shkatërruar. Dhe megjithatë, iranianët vazhdojnë të luftojnë. Si është e mundur?