Viktima e parë e koronavirusit? Është lidershpi, shkruan Politico; “ Mirë se vini në orën më të errët të politikës sonë! ``Nëse shpërthimi i koronavirusit na ka mësuar ndonjë gjë tjetër përtej nevojës së një higjene të kujdesshme, është se viktima e parë e një pandemie është udhëheqja. Asnjëherë gjatë 75 viteve të kaluara, bota nuk ka pasur më shumë nevojë për atë momentin kur "e vetmja gjë të cilës duhet t`I druhemi është frika vetë”; dhe në asnjë moment liderët globalë, nuk kanë dështuar kaq keq që të bëjnë punën e tyre. Nga Pekini në Bruksel, nga Roma në Uashington, Londër e më gjerë, politikanët jo vetëm që nuk kanë arritur të ngrihen në pritshmëritë e kësaj situate, por janë angazhuar dhe në një lojë të rrezikshme analizash, mesazhesh coroditëse dhe mohimi të realitetit, që ka kushtuar jetë njerëzish dhe ka vonuar zgjidhjen``.