Përballja e madhe Ukrainë-Rusi që mund të përcaktojë ndoshta edhe fatin e luftës së nisur 24 shkurtin e 2022-shit, ne keto momente, quhet Bakhmut: një qytet I vogël prej 71 mijë banorësh, të cilët nuk do ta kishin imagjinuar kurrë se cfarë rëndësie do të merrte vendi që është strehë për ta. Në konfliktin tashmë 1 vjec, Bkhamuti megjithatë është kthyer sot në një symbol për të dyja palët e etura për fitore: Për rusët, është sinjali se pas zbrapsjeve e humbjeve disa mujore më në fund, ushtria e Moskës e ka marrë veten e është hedhur në një ofensivë serioze, ndërsa për ukrainasit, është shembulli I artë I rezistencës dhe frymës së qëndresës përballë armikut.