Ashtu sic mund të pritej, reagimet qenë shpërthyese, që nga njerëzit e thjeshtë e deri tek institucionet më të larta shtetërore, brenda Italisë e jashtë saj. Por Giuliano Amato nuk u tërhoq nga deklaratat e tij. “E vërteta nuk fshihet nën rrogoz”, insistoi ish kryeministri Italian edhe pas tsunamit mediatik që shkaktoi me deklaratat e forta mbi njërën prej ngjarjeve që ende mundon Italinë.