Të lirë dhe të shpejtë, bashkëpunojnë me bandat lokale dhe përpiqen që të shmangin gjakderdhjen: Modeli i biznesit që përdorin bandat shqiptare në Britaninë e Madhe konsiderohet në vetvete një model suksesi. Mediat vendase janë intriguar edhe më parë nga shpejtësia me të cilën trafikantët shqiptarë pushtuan tregun e narkotikëve atje, por The Sun së fundi ka tentuar të shkojë edhe më tej, duke i bërë një skanim akoma edhe më të hollësishëm situatës. Për 20 vitet e fundit, thotë gazeta e famshme britanike, shqiptarët kanë kontrolluar tregun në lulëzim britanik të kokainës pasi arritën të thurnin aleanca me kartelet vdekjeprurëse amerikano-latine të drogës. Një prej bandave më famëkeqe që u ngrit përmbi kriminalitetin vendas, ishte The Hellbanianz.