Samitin e Washingtonit, që shënoi dhe 75 vjetorin e themelimit të NATO-s, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e pa me shpresën e një fillimi të ri për marrëdhëniet e ftohura të Turqisë me aleatët perëndimorë. Në vazhdën e vitesh të tëra mosmarrëveshjesh, e marrëdhëniesh të acaruara sidomos me SHBA, pozita e kreut të shtetit të shtetit dukej këtë herë e përmirësuar pas zgjidhjes së disa cështjeve të nxehta të ngritura gjatë takimeve të mëparshme të nivelit të lartë.