Majin e vitit të kaluar, situata dukej më e tensionuar se kurrë mes presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministrit Grek Kyriakos Mistotaqis. Erdogani anulloi një mbledhje të rëndësishme të dy qeverive e deklaroi se do të shkëpuste cdo lloj komunikimi me shefin e ekzekutivit grek, i cili sipas tij, vetëm e sulmon e hedh baltë mbi Turqinë. Se cfare e shkaktoi shpërthimin e zemëratës së presidentit turk, kjo u kuptua në fjalimin televiziv që pasoi një takim urgjent të tkabinett, ku Erdogan e akuzoi Mitsotakisin se i kishte rekomanduar zyrtarëve amerikanë gjatë vizitës së tij në Washington që SHBA-ja të mos ia shiste Turqisë F16-tat e shumëkërkuar prej saj.