Dikur një halë në syrin e Washingtonit, tani, lidhjet që Turqia ka ruajtur më Hamasin, u kthyen duket në një aset gjeopolitik për të. Duke e bindur grupin islamik të pranonte marrëveshjen e shumëtrumpetuar të Donald Trumpit për Gazën, Ankaraja e riktheu veten në një aktor të rëndësishëm në fushën e madhe të shahut në Lindjen e Mesme, e pashqetësuar nga zemërimi që i shkaktoi Izraelit dhe rivalëve arabë.