Vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e përshkroi si një hap drejt ndryshimit të "balancës së fuqisë në rajon për vitet në vijim". Në sytë e kreut të ekzekutivit të shtetit hebre, eleminimi i Nasrallahut përbën një mundësi që hapet praktikisht për një rikonfigurim thelbësor të pushtetit në Lindjen e Mesme. Fitorja e plotë megjithatë, thotë CNN, shpesh mbetet e paarritshme dhe ata që e dëshirojnë më shumë, shpesh jetojnë aq sa për t`u penduar që e kërkuan.