Kur Shtetet e Bashkuara hynë në Luftën e Dytë Botërore, nuk ishin vetëm të rinjtë dhe të rejat që e shënuan emrin në mbështetje të vendit të tyre. Hollywood-i u regjistrua gjithashtu, thote Tanner Mirrlees, profesor i asociuar i studimeve të komunikimit dhe medias dixhitale në Universitetin Teknik të Ontario. Për qytetin e biznesit të lulëzuar të filmit, prodhimet e të cilit deri më atëherë kerkonin argëtimin e shpërqëndrimin, fillimi i konfliktit të armatosur nënkuptoi hyrjen në një tjetër biznes: atë të bindjes së amerikanëve për ta mbështetur luften plotësisht. Madje zyra e Informacionit të Luftës në SHBA pati edhe një nësi të dedikuar ekskluzivisht Hollywood-it, të njohur si Byroja e Filmit.