Në veriun e Kosovës, situata është përflakur sërish duke rikthyer edhe më fort se më parë frikën e një konflikti, të cilin komuniteti ndërkombëtar po tenton ta shmangë prej kohësh. Barrikadat serbe ishin vetëm hapi i fundit në një vazhdë të gjatë pakënaqësish të akumuluara nga serbët lokalë, të cilëvve po u pritej rrjedha e lëshimeve që kanë shijuar prej kohësh. Dorëheqjet masive në fillim të nëntorit nga ana e ligjvënësve serbë, kryebashkiakëve, gykatësve e mbi 500 efektivëve të policisë ishin më shumë sesa thjesht në shenjë proteste: ishin një akt që synonte efektivisht minimin e shtetit të Kosovës dhe themeleve të tij.