Që prej fillimit të konfliktit në Iran në fundin e muajit shkurt, vendet e Gjirit Persik janë përballur me një një valë raketash dhe dronësh të Republikës Islamike, e cila i ka vendosur liderët e tyre përballë një zgjedhjeje të vështirë: Të zemërojnë aleatin dhe garantuesin më të afërt të tyre të sigurisë, SHBA-në, ose të rrezikojnë zemërimin e një fqinj të fuqishëm me të cilin do t`i duhet të jetojmë edhe për shumë kohë pas përfundimit të luftës. Të dy palët në konflikt duket se po i përdorin sulmet ndaj Gjirit për përfitimin e tyre.