Jerevani i mohoi në fillim pretendimet ukrainase se ka një urdhër të ushtrisë ruse për të rritur praninë e saj ushtarake në bazën më të madhe të Rusisë në Armeni, shumë pranë kufirit me Turqinë. Por Kievi insiston, e për këtë, shpalos raportet e Inteligjencës ushtarake të Ukrainës (HUR), që duket e bindur se Moska është duke rritur ngadalë e në heshtje forcën e saj ushtarake në këtë vend…