Rusia e nisi breshërinë e raketave të saj mbi Ukrainë pikërisht në kohën kur diplomatët, e mbledhur nxitimthi në një takim të minutës së fundit të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, po bënin apelet e radhës për paqe thotë CNN. Pak orë më parë, presidenti ukrainas Volodimir Zelensky kishte shpallur mobilizimin e përgjithshëm, më i ndërgjegjshëm tashmë se retë e luftës po grumbulloheshin vërtet mbi vendin e vet. E megjithatë si ai, ashtu dhe ukrainasit e thjeshtë, por edhe pjesa tjetër e botës, shpresuan deri në fund se ky do të ishte vetëm një bllof I presidentit rus, se vijën e kuqe që kërkoi me të madhe të mos e shkelte NATO-ja, nuk do ta shkelte as ai vetë. Nuk ndodhi kështu.