Ministri i jashtëm i sapoemëruar i Greqisë, Giorgos Gerapetritis u shfaq mendjehapur, tolerant e mirëkuptues në deklaratën e fundit, ku përcillte të gjithë gatishmërinë e papritur të vendit të tij për të nisur bisedime me Turqinë, me qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të gjata mbi kufijtë detarë, që në mënyrë të përsëritur i kanë cuar dy vendet rivale në prag të konfliktit të armatosur. Oferta e Gerapetritis që aq e papritur, sa ai vetë ndjeu detyrimin të sqaronte arsyen e zbutjeje të tillë të Athinës.