Kur dëgjuan për pacientët që po sëmureshin prej një pneumonie misterioze në qytetin kinez të Wuhanit, zyrtarë të shëndetësisë në Tajvan i dërguan me urgjencë një email OBSH-së ku kërkonin më shumë informacion. Emaili i shkurtër është kthyer në mollën e sherrit politik mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara që kërcënojnë ta mavijosin reputacionin e organizatës së OKB-së për shëndetin në kohën e një pandemie globale të paprecedent. Zyrtarë tajvanezë e amerikanë, thotë TIME, po e shfrytëzojnë këtë email për të argumentuar se Organizata Botërore e Shëndetësisë e injoroi paralajmërimin e hershëm se koronavirusi mund të përcillej nga njeriu tek njeriu dhe i krijoi botes një ndjenjë të rreme sigurie.