Në kohën kur artikujt mbi bazë sekrete te Kines në mes të shkretëtirës gëlonin në mediat e huaja, ideja e një konflikti të shpejtë me SHBA-ne, i cili t`i kishte vënë kaq shumë në lëvizje autoritete kineze, nuk ishte përvijuar ende. Por sot, kur një gjeneral i lartë amerikan ka dalë hapur me paralajmërimet se një luftë mes SHBA-së e Kinës, mund të shpërthejë deri në vitin 2025, përgatitjet e fshehta duket sikur vishen me një qëllim. Deri tani, në pohimet administratës amerikane, një përplasje frontale mes dy vendeve konsiderohej e largët. Megjithate, memoja e pazakontë e njërit prej komandantëve të Forcave Ajrore amerikane, gjeneralit Michael A. Minihan, ishte si një shuplakë zgjimi.