Në mesin e frikës që mbollën mes anëtarëve të NATO-s 19 dronët të cilët shkelën hapësirën ajrore të njërit prej vendeve aleate, Polonisë, Rusia e pashqetësuar zhvilloi me Bjellorusinë stërvitjen e parë të përbashkët ushtarake në territorin e kësaj të fundit që nga viti 2021. Manovrat janë pagëzuar me emrin “Zapad”, fjala ruse për Perëndimin e kjo shtoi hamendësimet nëse duhet parë apo jo si një rastësi. Stërvitja përfshin praktikimin e aktiviteteve ushtarake në rajonet afër kufijve më të rëndësishëm të Europës, përfshirë edhe vendosjen e konsiderueshme të pajisjeve ushtarake dhe trupave. Por ky nuk është i vetmi konflikt që kërcënon botën…