Prej dy vitesh, që kur sulmi i Hamasit 7 tetorin e vitit 2023 i dha Izraelit dorë të lirë për të lëshuar mbi Rripin e Gazës të gjithë tërbimin e tij, bota arabe ka ndjenjur e ka vështruar, dhe është mjaftuar të ndërhyjë vetëm me oferta ndërmjetësimi në tryeza negociatash, pa qenë megjithatë mjaftueshëm e zëshme në arenën globale përballë tragjedisë së palestinezëve në territorin e gjunjëzuar nga konflikti. Apatia e saj i ra në sy shumë ekspertëve, të cilët nuk e kane fshehur habinë nga ky qëndrim kaq i tërhequr, në një kohë kur përshkallëzimi i situatës i prek edhe këto shtete vetë.