Krimet e nazistëve kanë qenë të panumërta, cka i vendos ato në pjesën më të errët të historisë së njerëzimit. Por ndërsa shumica janë zbardhur e dënuar, një mister në vecanti vazhdon ende edhe sot të mundojë ekspertët: Pesë skeletët e cunguar të gjetur nën dyshemenë e Stofkës së Ujkut, ish shtabi sekret ushtarak i Adolf Hitler në Frontin Lindor, që tashmë është kthyer në një atraksion turistik në Poloni. Pavarësisht përpjekjeve të shkencëtarëve, ka qenë e pamundur deri më tani të përcaktohet saktësisht një datë e vdekjes së pesë personave, që mendohet se mund të jenë anëtarë të së njëjtës familje. E gjithë kjo histori sakaq, duket se ka dhe një anë tjetër, akoma edhe më të errët….