Lajmi i një rebelimi të rrufeshëm që rrëzoi brenda pak ditësh regjimin e Bashar Al Assadit, i cili falë mbështetjes së Rusisë, kishte arritur t`i mbijetonte tsunamit të pranverës pranverore që solli lëvizje të fuqishme tektonike në Lindjen e Mesme, u prit fillimisht me skepticizëm, e më pas, me habi. Kush mund ta mendonte se ajo që konsiderohej prej vitesh si një kryengritje e fashitur me vatra të fjetura, do të ringjallej kaq papritur, dhe me një rezultat që duket se e gjeti edhe vetë diktatorin sirian krejtësisht të papërgatitur. Aq e shpejtë ishte rrokada e pushtetit, sa mirëfilli, mbështetës të qeverisë siriane, nuk panë pas saj vecse një komplot të madh.