Në kohën kur pandemia gërryente disa kohë më parë sistemet shëndetësore të Europës Perëndimore, lindja e kontinentit dukej shumë më e qetë. Nëse shikoje hartën e koronavirusit, zor të mos kuptoje se cfarë tregonte qartazi ajo: kombet më të pasura europiane e kishin vuajtur më shumë peshën e sëmundjes sesa vendet e lindjes. Por pas heqjes së masave izoluese, tabloja nisi të ndryshonte: në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë dhe Shqipërinë, infektimet shpërthyen. Në këtë situatë, Brukseli vendosi t`a lërë shumicën e vendeve të rajonit jashtë listës së tij të udhëtimit pas hapjes së kufijve të jashtëm në 1 korrik. Një lëvizje e tillë përligjet më së miri prej shifrave. Por bëri cudi rasti i Serbisë, e cila vetëm pak ditë pas marrjes së këtij vendimi, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme prej koronavirusit në disa qytete, përfshirë Beogradin.