Luftanijet amerikane dhe kineze përballë njëra-tjetrës në det, duke përdor cdo armë të mundshme nga topat, raketat, silurët e deri deri te lazerët. Avionë luftarakë rusë dhe amerikanë përballen në ajër, me dronë robotikë që fluturojnë si krahët e tyre. Hakerët në Shangai dhe Silicon Valley kanë edhe ata këndin e tyre të betejës dixhitale. Dhe në botën e sotme, nuk është cudi që luftimet në hapësirën e jashtme të vendosin se kush fiton në terren. A janë këto skena nga një roman fanta-shkencë, apo dicka që së shpejti, mund të ndodhë dhe në realitet? Përgjigja, sic shkruan Time, është të dyja.