Europa, veçanërisht ajo Veriore, po përgatitet për luftë: Gjermania, Suedia, Finlanda e Norvegjia po i mësojnë qytetarëve të tyre se si duhet të veprojnë në rastin e një sulmi të papritur. Berlini rikthen bunkerët, Stokholmi shpërndan manual, ndërsa Helsinki këshillon: Hapni radion dhe prisni udhëzime!