Deri vonë është diskutuar shume lodhja e Bashkimit Europian nga zgjerimi, por monedha ka edhe një tjetër anë, e ajo po shfaqet sot më qartë se kurrë. Tashmë është Ballkani Perëndimor që tregon shenja lodhjeje nga një pritje e gjatë e gati shteruese për anëtarësim; një dritë në fund të tunelit që vezullon për vendet e rajonit, por nuk afrohet kurrë. A ka një zgjim në BE, një lloj ndërgjegjësimi se kjo status quo nuk mund të gjasë dhe për shumë, e se pas ecejakeve dhe premtimeve, kërkohet veprim, në të kundërt venitet durimi e besimi? Cfare shenjash mberrijne nga Brukseli qe druhet se vakumin qe krijon ai mund ta zere Rusia e Kina?