Në kohë të tilla si kjo e pandemisë së koronavirusit dhe masave të skajshme të marra në përpjekje për frenimin e saj, nuk është e lehtë të gjesh pajtim në shkallë të gjerë me udhëheqësit. Covid 19—ta padyshim qe një test I fortë për liderët në mbarë botën. Mënyra sesi ata reagojnë ndaj një krize si kjo, lë gjurmë mbi shëndetin e popullin, mirëqënien e tij, por edhe vetë mbështetjen që gëzojnë drejtuesit në fjalë. Ky lloj lidershipi, të cilën nuk e treguan të gjithë, ndodh atëherë kur udhëheqësit krijojnë vlera për shoqërinë në mënyrë transparente, të përgjegjshme dhe etike; kur njerëzit ndiejnë se mund të mbështeten vërtet tek institucionet e tyre atëherë kur kanë nevojë më shumë.