Vdekja e presidentit iranian Ebrahim Raisi në një aksident të cuditëshëm me helikopter, u pasua nga një tsunami reagimesh në rrjetet sociale, ku sic edhe mund të pritej, teoritë e konspiracionit nuk vonuan të shpërthejnë. Nga dora e SHBA-së dhe Izraelit në 'vrasjen e liderit të parehatshëm të Republikës Islamike e deri tek përdorimi i lazerëve hapësinorë, skenare nga më të ndryshmet pushtuan imagjinatën e njerëzve…