Me një deklaratë të vetme të shkurtër, presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky arriti t`i fusë të dridhurat rajonit. Perëndimi e paralajmëron prej kohësh rrezikun e ndikimit rus në Ballkan dhe interesave të Moskës për të mbjellë këtu përcarje e trazira. Megjithatë, pohimi i Zelenskyt ishte ndryshe: Ai u ndje shumë me ogurzi se cdo paralajmërim tjertër, më konkret, më i prekshëm. Ukraina ka prova tha kreu i shtetit ukrainas, se qëllimet e Rusisë janë të nisë një luftë mes vendeve ballkanike.