Europa mendonte se e kishte zgjidhur punën e refugjatëve siriane me Turqinë. Vërshimi biblik I njerëzve në 2015-tën drejt vendeve të Bashkimit Europian, u frenua falë marrëveshjes së vulosur me Ankaranë 18 marsin e 2016-tës, që e shkurajonte fluksin njerëzor duke e mbyllur brenda kufijve turq. Brukseli dukej I qetë, pavarësisht se Rexhep Tajip Erdogan lëshonte herë pas herë kërcënime se me një fjalë të tij, situata përmbysej dhe eksodi niste sërish. Këtë herë, kërcënimi rezultoi i vërtetë. Presidenti turk i hapi kufijtë, I indinjuar prej indiferencës europiane ndaj asaj që po ndodh në Idlib, ku u vranë dhjetëra ushtarë turq e nga ku prej luftimeve, janë shpërngulur me mijëra vetë. Që të gjitha ata kanë vërshuar drejt Turqisë. Tani, Erdogani, e transportoi krizën në dyert e Europës, duke ripërtërirë makthin e pesë viteve më parë.