Si një nga burrat më të pasur në botë, Sir Richard Branson është mësuar të udhëtojë me avion privat, duke pushuar me politikanë dhe duke ndjekur cdo hobi të tij. Por as pasuria e biznesmenit britanik, e vlerësuar prej 4 miliardë paundë dhe as aftësitë e tij apo guximi nuk mundën ta shpëtojnë krahun australian të linjës së vet të njohur ajrore. Virgin Australia hyri në administrim vullnetar pasi nuk arriti të siguronte një ndihmë prej 710 milion paundë nga autoritetet, cka e bën atë viktimën më të madhe ajrore të krizës së koronavirusit deri më tani. Branson, themeluesi miliarder i Virgin Group, kërkon ndihmën e qeverisë britanike e ofron si kolateral ishullin e vet privat në Karaibe.