Që në fillesat e përhapjes së koronavirusit të ri që po tmerron botën, nisën të shfaqen bashkë me të lloj-lloj teorish konspirative. Ndër të parat ishte ajo se virusi ishte zhvilluar në një laborator kinez ose amerikan. Më tej, u pretendua se shqiptarët ishin gjenetikisht imunë ndaj Covid 19. Po ashtu doli fjala se kryeministri bullgar, Bojko Borizov, kishte një aureolë mistike, e cila e mbronte nga kontaminimi; deri dhe një parashikuese fati e tha hapur këtë në televizionin bullgar. Por teoritë konspirative kanë shoqëruar edhe epidemitë e tjera të mëdha që kanë goditur botën në të gjithë historinë e saj, e disa ende janë të bindur në vërtetësinë e tyre.