Sulmi rus në Ukrainë ka shtuar frikën se edhe Kina mund ta vërë në jetë kërcënimin e saj të hershëm për ta marrë me force ishullin e vetëqeverisur të cilin ajo vazhdon ta shohë si provincë të vetën të shkëputur. Përpos provokimeve me avionët e tij luftarakë që shkelin zonën tajvaneze të mbrojtjes ajrore, Pekini po mban prej disa kohësh edhe manovra të reja pranë Tajvanit. Qëllimi i tij është i qartë.