Vetëm pak ditë përpara se të shënohej përvjetori i parë I fillimit të sulmit rus ndaj Ukrainës, Kina, që përgjatë kësaj kohe ka preferuar të shfaqet disi më e rezervuar me përfshirjen në përplasjen e madhe Rusi-Perëndim, bëri një lëvizje të beftë, që mbolli menjëherë shqetësim në Washington: Shefi I diplomacisë kineze, Wang Yi, udhëtoi drejt Moskës për t`u takuar personalisht me Vladimir Putinin, teksa dy vendet riafirmuan shumë ngrohtësisht afrësinë e marrëdhënieve të tyre dypalëshe.