Në mesin e vrullit të presidentit Donald Trump për të zbatuar atë që po përshkruhet si një axhendë e djathtë që parashikon mes të tjerash rritjen e angazhimit të ushtrisë amerikane për frenuar fluksin e emigrantëve të paligjshëm, sekretari i ri amerikan i mbrojtjes Pete Hegseth zbarkoi në Teksas për ta parë nga afër situatën në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara. Shefi i Pentagonit ishte nisur me një mission të qartë: të kalontë rreptësisht në sitë operacionet në terren, e të takohej personalisht me trupat amerikane që janë dërguar në atë zonë nën drejtimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë.