Komuniteti amerikan i inteligjencës është i bindur: Presidenti rus Vladimir Putin është përgatitur t`i ngulë thembrat e tij thellë në konfliktin e Ukrainës e ta lërë të zvarritet për ca kohë. Gjatë rrugës, thonë krerë të kundërzbulimit amerikan, shefi i Kremlinit mund të përdorë masa ekstreme për t`u siguruar që Rusia të fitojë në fund.