Nëntorin e 2020-tës, një video nisi të qarkullonte online, duke marrë shpejt vëmendjen jo vetëm të publikut, por edhe mediave të mëdha si Reuters që vendosi ta analizonte me kujdes. Pretendimi i ngritur në klipin 5 minutësh, të postuar në Facebook 11 nëntorin e atij vitit dhe të fshirë cuditërisht vetëm një ditë më vonë, ishte se epidemia e Covid 19-tës qe planifikuar me qëllim rrëzimin nga pushteti të Donald Trumpit, që asokohe ishte në mandatin e tij të parë presidencial.