Pendesa për gabimet historike është një argëtim kombëtar në Gjermani. Por edhe sipas standardeve gjermane, kërkimi i shpirtit mbi politikën e Berlinit për Rusinë është i jashtëzakonshëm, thotë BBC. Që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, shumë politikanë gjermanë e kanë pranuar publikisht se e kanë pasur gabim për Vladimir Putinin. Edhe vetë presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier kërkoi publikisht ndjesë, duke thënë se ishte gabim përdorimi i tregtisë dhe energjisë për të ndërtuar ura me Moskën.