Në media e quajnë “flota fantazëm e Rusisë”: Prej muajsh, Moska është duke përdorur mjete lundruese të përmasave të ndryshme për të transportuar naftë dhe armë, duke përfituar në maksimum nga të ardhurat e siguruara prej tyre e duke sjellë vërdallë perëndimin dhe sanksionet e tij. Në dritën e prozhektorëve është sidomos Sparta IV, një anije 8.870 tonëshe, që shfaqet vazhdimisht si hije mes Sirisë dhe enklavës ruse të Kaliningradit. Objektivi i saj? Të neutralizojë sistemin e sanksioneve me të cilin Perëndimi kërkoi të gjunjëzonte Rusinë pas agresionit brutal në në Ukrainë. A po ia del? Duket se deri diku, po.