Në dosjet e Jeffrey Epstein që morën dritë jeshile nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, emri i Putinit përmendet 1.055 herë. Mes mbi 3 milionë dokumenteve të publikuara, britanikes The Independent i tërhoqi vëmendje dhe një detaj, aspak i vogël: Milioneri i dënuar për vepra seksuale ishte tejet i përqendruar në organizimin e një takimi me presidentin rus, siç zbulohet nga korrespondenca me email e publikuar së fundmi.