Në mesin e disfatës në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të cilat vetë i thirri pas rezultateve zhgënjyese në votimet për Parlamentin Europian, presidenti francez Emmanuel Macron bëri një tentativë të fundit për të energjizuar elektoratin e tij te trullosur, me shpresën të anashkalohet ajo që në fakt duket e pashmangshme: Një ngadhnjim i thellë i ekstremeve edhe në balotazh, edhe pse në fakt, ajo që e tmerron më shumë duket se është e djathta e vijës, e cila nuk ka qenë kurrë më pranë pushtetit se tani pasi fitoi raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme.