Që pasi kaloi trullosjen e sulmit të 7 tetorit, mblodhi veten dhe nisi të hartonte strategjinë e një përgjigjeje shkatërrimtare për armiqtë e tij, Izraeli nisi vec të tjerash të piketonte një e nga një krerët e Hamasit, grupi autor i sulmit më të rëndë ndaj izraelitëve që prej Holokaustit, sic pohoi edhe vetë kryeministri Benjamin Netanyhu, i cili duket tejet i vendosur këtë radhë, t`i shkojë deri në fund përpjekjes për crrënjosjen një herë e mirë të organizatës së konsideruar terroriste prej tij, SHBA-së e BE-së. Deri tani ka goditur disa shënjestra në lidhje me lidershipin e Hamasit, e së fundi, pohoi se krahu ushtarak i grupit terrorist “është neutralizuar”. Megjithatë, objektivi kryesor i tij, “truri” i sulmit të të 7 tetorit, Yahya Sinwar, vazhdon të mbetet ende i lirë.