Fillimjava solli një tension të ri në Evropë. Qytetarët polakë që jetojnë pranë kufirit me Bjellorusinë u zgjuan nga sirenat dhe zhurma e dronëve që kalonin mbi shtëpitë e tyre. Sipas kryeministrit të Polonisë, Donald Tusk, plot 19 aparate fluturuese kishin hyrë në hapësirën ajrore polake, në një kohë kur Rusia po intensifikon sulmet ndaj Ukrainës.