Lansimi i modeleve më të fundit të inteligjencës artificiale nga ana e startup-it kinez DeepSeek, për të cilat u tha se janë në të njëjtin nivel, në mos edhe më mirë se modelet kryesore të industrisë në Shtetet e Bashkuara, dhe kjo vetëm me një fraksion të kostos së tyre, shkaktoi një tërmet të vërtetë në tregjet financiar, e përshkrua si një “kërcënim i mirëfilltë ndaj rendit aktual botëror të teknologjisë. Nga një kompani e panjohur, DeepSeek rrëmbeu rrufeshëm vëmendjen e qarqeve globale të AI-it me pohimet se trajnimi i DeepSeek-V3 kërkonte më pak se 6 milionë dollarë fuqi llogaritëse nga çipat Nvidia H800.