Pak pas thirrjeve të kreut të NATO-s Mark Rutte për një shkundje të aleancës në vazhdën e një rreziku gjithmonë e më të prekshëm sipas tij të një konflikti me Rusinë, Vladimit Putin i kujtoi me qetësi Perëndimit se nga i buron qetësia në fjalë. Shefi i Kremlinit nuk e ka mohuar asnjëherë se vendi i tij mund të mos e përballojë dot fuqinë e NATO-s së bashkuar në një lufte armësh konvencionale; por kur vjen fjala tek armët nukleare, aty ndryshon puna. Moska mburret me fuqinë e saj atomike dhe luan me frikën e madhe se nga një përplasje e tillë do të kishte vetëm të humbur, cka i bën kundërshtarët e saj të mendohen dy herë. Në fjalimin e fundit, Putini përmendi gjoja si rastësisht triadën e famshme bërthamore ruse.