Nëse deri vonë, rivaliteti greko-turk shpalosej vetëm me deklarata e kërcënime të hedhura nga fjalime partiake apo foltore parlamenti, sot prania e anijeve ushtarake në Mesdhe tregon se dy palët i janë afruar rrezikshëm konfliktit, më shumë se kurrë më parë në këto dekadat e fundit. Anëtarësia në Nato nuk arriti ta fashiste asnjëherë rivalitetin historik mes dy vendeve që nuk reshtën kurrë së përplasuri, e fërkimet shumëvjeçare tani rrezikojnë të kthehen në një ortek me pasoja për të gjithë rajonin.