Kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në 24 mars, shumë ekspertët ushtarakë të huaj, përfshirë dhe vetë amerikanë, e kishin të qartë se cfarë do të ndodhte: Epërsia e jashtëzakonshme e ushtrisë ruse përballë asaj të fqinjit të vet paqësor, do ta ndihmonte padyshim Moskën “të kryente punë shpejt”. Tanket ruse hynë që ditën e dytë të sulmit në periferi të Kievit, vetëm që të zboheshin prej andej, dhe një muaj pas nisjes së konfliktit, ushtria ruse ende nuk e ka marrë dot kryeqytetin ukrainas. Ushtria e Putinit nuk ka marrë dot nën kontroll asnjë qytet të rëndësishëm të Ukrainës, e madje as Mariupoin e bombarduar në mënyrë më brutale. Po kush po e mbron ate me kaq forcë? Mediat e huaja flasin për grupe luftëtarësh të betuar të rezistojnë atje deri në pikën e fundit të gjakut. Mes tyre, dhe anetarët e të tmerrshmit “Bataljoni Azov”.