“Rezervat e litiumit në Serbi janë një dhuratë nga Zoti..Vendi është ulur mbi miliarda dollarë qe nuk i shfrytëzon”, thote Dubravka Handanovic, ministre serbe e Minierave dhe Energjisë. Dy vjet pasi Beogradi e pezulloi projektin, Aleksandar Vucic vendosi të injektojë energji të re tek plani që mund të rezultojë tejet fitimprurës për vendin e tij. Në një kohë shtimi të ndjeshëm të tensioneve në Europë, kreu i shtetit serb duket se po mendon ta forcojë vendin e tij ekonomikisht, e per rrjedhoje, edhe ushtarakisht.