Donad Trump shkaktoi tallaze të mëdha me deklaratën e fortë se nëse pengjet e mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës nuk lirohen deri në ceremoninë e tij të betimit në 20 janar, për territorin e munduar nga konflikti “do të hapen portat e ferrit’. Presidentit të zgjedhur amerikan megjithatë nuk i pëlqen ta sqarojë publikisht më në detaje pohimin e bujshëm. Dy herë u pyet ai nga gazetarët se cfarë nënkuptonte saktësisht me një koment të tillë, dhe në të dy rastet reagoi i acaruar: Nuk duhet mendoj duhet të hyj në hollësi të mëtejshme, dhe “a mos vallë duhet ta gërmëzoj të gjithë këtë për ju”, ishin përgjigjet e shkurtra të tij.