Pas shembjes së Bashkimit Sovjetik në 1991-shin, Shtetet e Bashkuara mbetën fuqia më e madhe ushtarake e globit, me forcat e tyre të dislokuara në cdo cep të planetit në mbrojtje të aleatëve dhe në zbrapse të agresioneve. Një status që mbeti i pasfiduar për një kohë shumë të gjatë. Megjithatë, me konfliktet që po shpërthejnë si kërpudha njëri pas tjetrit në pjesë të ndryshme të botës, dhe Rusinë e Kinës që po bëhen gjithmonë e më agresive në ambicjen e tyre të përbashkët për ndikim, afrimi i këtyre dy vendeve me emërues të përbashkët- rrëzimin e SHBA-së nga froni i superfuqisë së patjetërsueshme- duket po kthehet në një rrezik që nuk duhet nënvlerësuar.