Mëngjesi i 7 tetorit 2023 nuk ishte krejtësisht si të tjerët e atyre ditëve për izraelitët, të cilët kishin rënë të flinin me ethet e festës që i priste të nesërmen: atë të Yom Kippurit, dita e caktuar nga Tora për shlyerjen e mëkateve të kryera gjatë vitit si ndaj Zotit, ashtu edhe ndaj njerëzve. Kjo ditë shënonte njëkohësisht edhe përvjetorin e 50-të të luftës me të njëjtën emër, asaj të vitit 1973 kur ushtritë e Egjiptit dhe Sirisë nisën një ofensivë të befasishme e i shkaktuan shtetit hebre një varg disfatash ushtarake, përpara se forcat e tij të mbrojtjes të merrnin veten e të rigrupoheshin, dhe të arrinin ta kthenin situatën në favorin e tyre.